Tenisti zviceran, Roger Federer pritet të arrij edhe një rekord të madh në sportin e bardhë.
Roger Federer është vetëm një hap larg një rekordi historinë në sportin e tenisit.
36-vjeçari, nëse fiton duelin me Robin Haase në çerekfinale të turneut të Roterdamit, do të fitojë pikët e mjaftueshme për t’u kthyer pas gjashtë vitesh numri 1 në botë.
Deri në këtë pikë nuk ka asgjë të veçantë, por në historinë e tenisit askush në ka kryesuar renditjen e përgjithshme në moshën e tenistit zviceran, përcjell SS.
“Mbreti” fitoi të enjten 2-0 me sete, (7-6, 7-5) ndaj gjermanit Philipp Kohlschreiber dhe tashmë e pret sfida me holandezin Haase, për ta arritur këtë objektiv.
Federer është favorit për të prekur gjysmëfinalet dhe nëse nuk ndodh asnjë e papritur, do të zhvendosë në vendin e dytë të renditjes ATP Rafael Nadal.
Ndryshe, Federer para disa jave ka fituar Grand Slamin e parë duke mposhtur Marin Cilicin në finalen e Australian Open.