Roger Federer është aq i qetë në dhomën e gjumit sa është edhe në lojë. Ose në dhomën e fjetjes, më saktë.
Kjo pasi ishte magjepsur duke ndjekur rrugën e zemrës kur ishte adoleshent, shumë para se të fitonte 20 Grand Slam në kategorinë e meshkujve.
Në një intervistë të gjerë me CNN-në që u shfaq kohët e fundit, zvicerani tregon se si i kishte rrëmbyer puthjen e parë atëbotë 22-vjeçares, sllovakes Mirka.
E gjitha ndodhi në fshatin olimpik të Lojërave Olimpike të Australisë të vitit 2000 duke përfaqësuar Zvicrën.
“Ne ishim të dy duke luajtur për Zvicrën në tenis dhe kemi kaluar dy javë së bashku në ato shtëpiza”, tha Federer.
“Ne ishim shumë me fat, kemi pasur kohën më të pabesueshme. Për dy javë ndërtuam një simpati ndaj njëri-tjetrit. Miqtë më inkurajuan që t’ia rrëmbeja puthjen e parë pasi isha i ndrojtur meqenëse ishe më e moshuar se unë. Ishte më shumë se thjesht një puthje. Ishte diçka që çoi në diçka të jashtëzakonshme për ne dhe jemi shumë të lumtur që jemi ende së bashku”, pohoi ai.
Ndryshe, 37-vjeçari dhe 40-vjeçarja tashmë kanë krijuar familje duke sjell në jetë katër fëmijë. /Telegrafi/
Roger Federer discusses his first kiss with his wife Mirka at the Sydney Olympics — and the role a wrestler played in it https://t.co/BFIhq5pmy0 pic.twitter.com/uvZUjfCW9Y
— CNN Sports (@cnnsport) January 9, 2019