Roger Federer ka fituar trofeun e hapur të Rotterdamit duke mposhtur në finale Grigor Dimitrov.
20 herë fituesi i Grand Slamit, Federer do të konfirmohet si numri një botëror të hënën, pasi mundi Dimitrov.
Tenisti zviceran fitoi 2-0 me sete apo 6-2-dhe 6-2 për të fituar titullin e 97-të të tij në një ndeshje që zgjati 56 minuta.
Është hera e tretë që Federer i Zvicrës ka fituar ngjarjen e organizuar në Rotterdam.
Federer u bë numri i parë në botë në shkurt të vitit 2004, por nuk ka arritur në krye të renditjes që nga tetori i vitit 2012 dhe ka rënë në nivelin më të ulët të 17-të në janar të 2017.
Kjo ishte pasi ai kaloi gjashtë muaj jashtë fushave nga një operacion pas një problem në gju.
Megjithatë, ai ka fituar tetë tituj, duke përfshirë Wimbledon vitin e kaluar dhe dy Australian Open.
Në moshën 36-vjeçare, ai eklipson rekordin e mbajtur nga Serena Williams, e cila ishte 35 vjeçe kur humbi rangimin e saj të parë në maj 2017. /Telegrafi/