Telegrafi

Federer fillon të qaj teksa flet për ish-trajnerin që ndikoi në karrierën prej tenisti

Si kurrë më parë nuk e kemi parë në një gjendje të tillë, tenistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Roger Federer po përgatitet të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në Australian Open.

Ai ndërkohë ka pasur një intervistë emocionale për CNN Sport teksa zbulon se zvicerani vazhdon të mbajë zi për humbjen e trajnerit, Peter Carter.

Federer ka folur gjatë gjithë karrierës në lidhje me ish-trajnerin e tij që ka pasur tek ai ndikim, i cili vdiq në një aksident me veturë, në moshën 37 vjeçare në vitin 2002.

Kur u pyet se çfarë Carter do të mendonte për rekordin e 20 Grand Slams, 37-vjeçari filloi të qaj.

Lexo po ashtu Për Federer, 2019 mund të jetë viti i fundit i karrierës

“Më vjen keq”, tha Federer. “Oh, ende më mungon shumë. Shpresoj se do të jetë krenar”, tha ai.

Zvicerani theksojmë se është tenisti më i trofeshëm në botë gjersa aktualisht renditet si i treti në botë. /Telegrafi/