Si kurrë më parë nuk e kemi parë në një gjendje të tillë, tenistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Roger Federer po përgatitet të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në Australian Open.
Ai ndërkohë ka pasur një intervistë emocionale për CNN Sport teksa zbulon se zvicerani vazhdon të mbajë zi për humbjen e trajnerit, Peter Carter.
Federer ka folur gjatë gjithë karrierës në lidhje me ish-trajnerin e tij që ka pasur tek ai ndikim, i cili vdiq në një aksident me veturë, në moshën 37 vjeçare në vitin 2002.
Kur u pyet se çfarë Carter do të mendonte për rekordin e 20 Grand Slams, 37-vjeçari filloi të qaj.
“Më vjen keq”, tha Federer. “Oh, ende më mungon shumë. Shpresoj se do të jetë krenar”, tha ai.
Zvicerani theksojmë se është tenisti më i trofeshëm në botë gjersa aktualisht renditet si i treti në botë. /Telegrafi/