Telegrafi

Federer e Nadal në gjysmëfinale të ATP në Doha

Zvicerani pati një sfidë të vështirë kundër letonezit 21-vjeçar, Ernests Gulbis, të cilin arriti ta mposhtë me rezultat 6-2, 4-6 dhe 6-4 pas 1 ore e 47 minutash. Ndërsa në gjysmëfinale, për kundërshtar do ta ketë ose rusin Nikolai Davydenko ose kroatin Ivo Karlovic.

Nadal ishte duke avancuar 6-1, 2-0, kur belgu Steve Darcis u dorëzua si pasojë e lëndimit të shpinës, kështu që spanjolli në gjysmëfinale do të ndeshet me serbin Viktor Troicki, i cili eliminoi polakun Lukasz Kubot (4-6, 6-4 dhe 7-6). /Telegrafi/