Telegrafi

Federer: E dua titullin e shtatë

“Kam ndjerë se atë që pashë kohëve të fundit nga Rafael Nadal në fushat me bar, është ai Rafa klasik që nuk di të humbasë në këto terrene. Kjo është arsyeja pse do të jetë e vështirë ta mposhti atë këtu në Wimbledon”.

“Unë po mendoj në barazim të rekordit me Pete Sampras, sepse e di çfarë kam arritur këtu. Është mirë që do ta kem rastin ta barazoj rekordin, por nuk dua presion, sepse njerëzit më krahasonin me të, ende pa fituar asnjë ‘grand-slam’. Loja ime është bërë për terrenet me bari. Që nga koha kur erdha këtu si junior dhe që nga koha kur e mposhta Samprasin në vitin 2001 dhe kur e fitova Wimbledonin e parë në vitin 2003, sa herë që luaj këtu, gjithmonë kam rast për të fituar”, deklaroi Federer.