Site icon Telegrafi

Federata Zvicerane e Futbollit reagon pas dënimit të FIFA-s për Xhakën e Shaqirin

Pas dënimit të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit nga FIFA pas festimeve me shqiponjë ka ardhur edhe reagimi i Federatës Zvicerane të Futbollit.

Federata Zvicerane e Futbollit në një reagim të saj në faqen zyrtare ka shkruar se “pluhuri” i hedhur kohëve të fundit ishte shumë i madh dhe nuk mund as të parashikohej.

Ndërkaq në komunikatë citohet të këtë folur edhe Claudio Sulser, që është delegat i Kombëtares se Zvicrës.

Lexo po ashtu Zyrtare: Dënohen me para Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner për festën me shqiponjë

“Ne marrim parasysh vendimet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s dhe jemi të kënaqur që tani e tutje do të fokusohemi për të luajtur futboll të pastër”.

Foto: Getty Images

“Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të grupit të mërkurën në Nizhny dhe ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë ndeshjen kundër Kosta Rikës të suksesshme”, ka thënë ai.

Ndryshe, nuk ishin vetëm dyshja shqiptare që u dënuan nga FIFA për eksese në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.

Lexo po ashtu Serbët e pësojnë edhe më keq nga FIFA - Dënohet Federata, kryetari i saj, trajneri dhe sjelljet e tifozëve

Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisa Kokeza, dhe trajneri i Serbisë Mlladen Krstajic u gjobitën me nga 5 mijë frang të dy.

Edhe Federata e Futbollit të Serbisë gjithashtu u gjobit me plot 54 mijë frang për sjelljen e tifozëve të tyre gjatë lojës – shfaqjen e banderolave diskriminuese dhe hedhjen e gjësendeve në fushë. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version