Telegrafi

Federata turke zbulon çmimin e biletave për ndeshjen me Kosovën

Federata e Futbollit e Turqisë i ka zbuluar çmimet e biletave për ndeshjen e 12 nëntorit që do ta zhvillojë në Antalia kundër Kosovës.

Çmimi i biletave prapa portave do të kushtojë 4 euro e 40 centë.

Në lindje biletat do të kushtojnë rreth 9 euro,  ndërsa, në tribunën qendrore çmimi i biletave do të kushtojë rreth 15 euro.

Biletat do të dalin në shitje të enjten dhe mund të blihen edhe online.

Këto bileta janë shumë më të lira se çmimi i biletave ta vënë nga FFK-ja për ndeshjen me Kroacinë, ku Kosova pësoi humbje me rezultat 6-0. /Telegrafi/