Telegrafi

Federata spanjolle merr vendim për ndeshjen e pezulluar mes Real Betisit dhe Sevillas

Real Betis dhe Sevilla u takuan nën dritat e nxehta të stadiumit ‘Benito Villamarin’ në fazën e 1/16-tës në Kupën e Mbretit mbrëmjen e djeshme (e shtunë) por ndeshja u pezullua në minutën e 39-të.

Papu Gomez e kishte çuar Sevillan në avantazh 0-1, por Nabil Fekir barazoi në mënyrë të jashtëzakonshme direkt nga një goditje këndi për 1-1.

Por, pas festimit të golit të Fekir, një shufër e metalit goditi në kokë mesfushorin e Sevillas, Joan Jordan, i cili përfundoi në tokë pas dhimbjeve të mëdha.

Lexo po ashtu Tifozët e Real Betisit godasin me shufër metali në kokë Joan Jordan të Sevillas, gjyqtari ndërprenë ndeshjen e Copa del Rey

Ndeshja u ndërpre për një kohë të konsiderueshme pas incidentit, ku Sevilla u kthye në zhveshtore dhe Betisi qëndroi në fushë.

Më në fund u mor vendimi që loja do të pezullohej, së paku përkohësisht dhe të dy klubet u larguan nga stadiumi.

Sot (e diel) në mëngjes, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) lëshoi ​​një deklaratë duke treguar se cili është plani i veprimit për të ecur përpara.

Ata njoftuan se ndeshja do të rifillojë sot në ora 16:00 me orën spanjolle, por do të zhvillohet me dyer të mbyllura. /Telegrafi/