Real Betis dhe Sevilla u takuan nën dritat e nxehta të stadiumit ‘Benito Villamarin’ në fazën e 1/16-tës në Kupën e Mbretit mbrëmjen e djeshme (e shtunë) por ndeshja u pezullua në minutën e 39-të.
Papu Gomez e kishte çuar Sevillan në avantazh 0-1, por Nabil Fekir barazoi në mënyrë të jashtëzakonshme direkt nga një goditje këndi për 1-1.
Por, pas festimit të golit të Fekir, një shufër e metalit goditi në kokë mesfushorin e Sevillas, Joan Jordan, i cili përfundoi në tokë pas dhimbjeve të mëdha.
Ndeshja u ndërpre për një kohë të konsiderueshme pas incidentit, ku Sevilla u kthye në zhveshtore dhe Betisi qëndroi në fushë.
Më në fund u mor vendimi që loja do të pezullohej, së paku përkohësisht dhe të dy klubet u larguan nga stadiumi.
Sot (e diel) në mëngjes, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) lëshoi një deklaratë duke treguar se cili është plani i veprimit për të ecur përpara.
Ata njoftuan se ndeshja do të rifillojë sot në ora 16:00 me orën spanjolle, por do të zhvillohet me dyer të mbyllura. /Telegrafi/
🚨 OFICIAL | El Comité de Segunda instancia resuelve después de estudiar las alegaciones presentadas:
➡️ El partido entre @RealBetis y @SevillaFC se disputará hoy en el Villamarin a las 16 horas, según lo previsto.
➡️ Concluirá a puerta cerrada.
ℹ️ https://t.co/dzwAjOaQMm pic.twitter.com/Bj2WaTyfTH
— RFEF (@rfef) January 16, 2022