Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka bërë të ditur se do të lejohen katër zëvëndësime në Superkupën e Spanjës mes Sevillas dhe Barcelonës nëse ndeshja shkon në vazhdime.
Rregulla e re është adaptuar pasi një vendim i FIFA-s lejoi një masë të tillë kur ndeshjet shkojnë përtej 90 minutave.
RFEF ka bërë të ditur se edhe Komiteti Teknik i Gjyqtarëve ashtu sikurse Sevilla dhe Barcelona janë në pajtim me këtë rregull dhe prandaj do të aplikohet.
Superkupa e Spanjës mes Sevillas dhe Barcelonës do të zhvillohet të dielën mbrëma.
Barcelona merr pjesë në këtë garë si kampione e Spanjës, kurse Sevilla si fituese e Kupës së Mbretit.
/Telegrafi/