Telegrafi

Federata Spanjolle hap hetim ndaj festës së Pique ndaj Espanyolit

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar se kanë hapur një hetim për festën e Gerard Pique në Espanyol.

Më parë këtë muaj, spanjolli shënoi gol në barazimin e vonshëm për Blaugranën në derbin katalanas.

Megjithatë, festa e tij drejtuar tifozëve vendas lë shumë për të dëshiruar, pasi Pique iu drejtua me gisht në hundë atyre.

Lexo po ashtu Pique lëndohet, por edhe mund të suspendohet shkaku i gjestit të tij

Rrjeti televiziv ESPN tani raporton se RFEF kanë konfirmuar se po hapin një “proces të hetimit të klasifikuar” në incidentin e Piques në stadiumin RCDE.

Festa e Piques me bashkëlojtarët (Getty Images)

Espanyol nuk e kishte raportuar incidentin, por ishte ankuar se mbrojtësi i quajti Espanyolin klub nga Cornella (zona në të cilën ndodhet stadiumi i tyre) dhe jo Espanyoli nga Barcelona – titulli i tyre zyrtar.

Lexo po ashtu Pique shpjegon gjestin ndaj Espanyolit: Ata kanë fyer familjen time

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas e kishte quajtur incidentin ‘provokues’, por përsëriti se ai nuk do të ishte pjesë e asnjë procesi vendimmarrës, i cili mund të sillte mbrojtësin me një pezullim nga loja.

Ditëve të ardhshme pritet të merret një vendim përfundimtar për mbrojtësin e Barcelonës, por Pique e ka mohuar se ka provokuar tifozët vendas. /Telegrafi/