Telegrafi

Federata Spanjolle e Futbollit me veprim skandaloz: E paraqet Kosovën si territor e jo si shtet

Kosova do ta nis këtë muaj rrugëtimin e saj në eliminatoret e Kampionatin Botëror që organizohet në Katar në vitin 2022.

Kosova është në grup me tri shtete që nuk e kanë njohur vendin tonë si shtet.

Djelmoshat e drejtuar nga Bernard Challandes ndodhet në Grupin B së bashku me Suedinë, Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Në këtë grup, vetëm Suedia e ka njohur Kosovën si shtet.

Federata e Spanjës së fundmi e ka bërë një skandal derisa në njoftimin për publikun se trajnerit Luis Enrique do të publikojë listën me lojtarët e ftuar më 15 mars, e ka përshkuar Kosovën si territor e jo si shtet.

“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, ka shkruar faqja zyrtare e Federatës së Spanjës në Futboll.

Kosova do të përballet me Spanjën më 31 mars në takimin që do të luhet në Sevilla. /Telegrafi/