Site icon Telegrafi

Federata spanjolle e detyron Kondogbia që pas katër vitesh ta shlyej dënimin

MADRID, SPAIN - AUGUST 27: Geoffrey Kondogbia (#16) of Valencia CF scores his team's 2nd goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Valencia CF at Estadio Santiago Bernabeu on August 27, 2017 in Madrid, Spain . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Geoffrey Kondogbia, ka munguar në ndeshjen e Valencias në Kupë, shkaku i një dënimi të marr para katër viteve.

Kondogbia mori karton të kuq në një nga përballjet e gjysmëfinaleve kundër Atletico Madridit, gjatë sezonit 2012-2013, kohë kur luante me Sevillan.

Një dënim që sipas trajnerit të Valencias, Marcelino, duhej ta kishte shlyer sezonin pasardhës, kur ai ishte transferuar te Monaco, që luan në Ligue 1 të Francës.

Megjithatë, ai nuk shleu asnjë pezullim në garat franceze, kështu që ndëshkimi i tij “mbetet në fuqi” dhe është urdhëruar që të mungojë në përballjet e radhës ndaj Real Zaragozas.

 

Geoffrey Kondogbia e ka ndihmuar Valencian të kthehet në kry

Ai mungoi në ndeshjen e parë që Valencia e fitoi si mysafir 2-0 dhe do të mungojë edhe në atë kthyese me 29 nëntor.

Lexo po ashtu La Liga zgjedh formacionin më të mirë të transferimeve të verës (Foto)

Por sipas Valencias është faji i federatës spanjolle pse mesfushori nuk e ka kryer dënimin deri më tani.

Kondogbia i huazuar nga Interi për një vit

“Federata spanjolle e Futbollit nuk ia kishte raportuar dënimin Federatës franceze të Futbollit, siç kërkohet nga FIFA, ndaj dhe nuk ishte shlyer gjatë periudhës së të luajturit me Monacon”.

Lexo po ashtu Gazetari e pyet Kondogbian për mungesën e lojtarit më të mirë në botë, ai tha se nuk e dinte që Messi luante për Real Madridin

Ky ndoshta mund të jetë rasti i parë dhe tejet i rrallë i një ngjarjeje të tillë, pasi një lojtar duhet ta shlyej një dënim pas katër vitesh.  /Telegrafi/

Exit mobile version