Site icon Telegrafi

Federata polake me kërkesë speciale në drejtim të FIFA-s, dëshiron një afat të ri kalimtar pas luftës Rusi-Ukrainë

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që të preket edhe sporti si dhe lojtarët e ndryshëm.

Por sa i përket futbollit shumë futbollistë janë larguar nga klubet ruse duke shkëputur kontratat pasi nuk kanë pranuar të mbesin nën kontratë me ta.

Futbollistët dhe trajnerët që janë larguar nga futbolli rus kanë mbetur të lirë dhe pa kontrata.

Zgjidhja si duket vjen nga Federata e futbollit të Polonisë që ka nisur një kërkesë zyrtare në drejtim të shtëpisë më të madhe të futbollit botëror FIFA.

Lexo po ashtu Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk, Palkin konfirmon vrasjen e njërit nga trajnerët e klubit nga sulmet ruse

Sipas asaj që ka raportuar The Guardian, FFP i ka kërkuar FIFA-s që të hapë një tjetër afat kalimtar, për të gjithë lojtarët që janë larguar nga Rusia.

Federata e Futbollit të Polonisë ka dhënë arsyene se lufta mos të ndikojë tek karriera profesionale e futbollistëve të larguar nga klubet ruse.

Kjo kërkesë pritet të aprovohet nga FIFA pasi tani të gjithë kanë dënuar luftën në Ukrainë me rusët që janë agresorët. /Telegrafi/

Exit mobile version