Site icon Telegrafi

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kërkon lirimin e Zoran Bozhinovskit

Federata ndërkombëtare e gazetarëve (FNG), në kongresine 29-të botëror, që u mbajt nga 7 deri më 10 qershor, në Angers të Francës, ka miratuar një rezolutë, të propozuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), me të cilën, dënohet pushteti maqedonas, për arrestimin e gazetarit Zoran Bozhinovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në rezolutë thuhet:”Theksojmë se arrestimi i gazetarëve për gjoja vepra penale, pa fakte apo dëshmi, nuk është praktikë e vendeve të lira dhe demokratike. Akuza të këtilla kontribojnë në diskreditimin e gazetarëve si tradhtarë dhe kriminelë, me qëllim rënimin e besimit të tyre te publiku”.

FNG-ja e ka obliguar kryetarin e saj, gazetarin belg, Philippe Leruth, që tu bëjë thirrje pushtetit, MPB-së dhe Gjykatës penale në Shkup, që të ta lirojnë menjëherë, gazetarin Bozhinovski./Telegrafi/

Exit mobile version