Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Komisionin e Pavarur për Media, ku është zgjedhur kryetari i ri, tri ditë para se t’i përfundoj mandati kryetarit Jeton Mehmeti.
IFJ thotë se ndanë të njëjtat shqetësime sikurse Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për rastin në fjalë.
Fedeata Ndërkombëtar e Gazetarëve ka theksuar se KPM duhet të mbetet i lirë dhe pa ndikim politik.
“IFJ ndanë të njëjtin shqetësim me AGK-në për procesin e shpejtuar të zgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur të Medias. KPM duhet të mbetet e pavarur nga ndikimi politik për të ruajtur mandatin e saj në mbrojtjen e lirisë së medias”, thuhet në reagim.
#Kosovo🇽🇰: The #IFJ shares @AGK_AJK concern over the fast-tracked election process of the new Independent Media Commission’s chairperson. The IMC must remain free from political influence to uphold its mandate of safeguarding media freedom. @xhemajl_rexha https://t.co/QC4cyyleQb
— IFJ (@IFJGlobal) January 22, 2025
Ndaj mënyrës së zgjedhjes së Besnik Berishës në krye të KPM-së, pati reagim edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
AGK shprehi shqetësim për procesin e zgjedhjes së kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).
“Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual. AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme”, thuhej në reagim. /Telegrafi/