Site icon Telegrafi

Federata kroate ka edhe një lajm për tifozët e ndeshjes Kroaci-Kosovë

Tashmë edhe zyrtarisht është marrë vendimi që të vazhdojë takimi mes Kroacisë dhe Kosovës.

Ndeshja e vlefshme për botërorin “Rusia 2018” ishte ndërprerë në minutën 22 si pasojë e rëndimit të terrenit të fushës prej të reshurave të mëdha të shiut ndërsa pritet të vazhdojë në ora 14:30.

Federata e Futbollit të Kroacisë (HNS) ka shkruar edhe rreth çështjes së tifozëve që ishin të pranishëm mbrëmë në stadiumin e Maksimirit.

HNS-ja ka bërë të ditur se të gjithë tifozët që kishin blerë bileta mund të hyjnë në stadium ndërsa ata që për mundësi të ndryshme nuk munden të jenë të pranishëm, mund t’i marrin paratë duke dëshmuar se kanë blerë paraprakisht biletat e takimit.

Ndryshe, ndeshja u ndërpre pranë rezultatit të barabartë 0-0 dhe pritet të vazhdojë me një rivënie nga anësore për Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version