Site icon Telegrafi

Federata kroate jep një njoftim të rëndësishëm për tifozët

Dardanët nuk i pengon as shiu i madh!

Federata kroate e futbollit ka njoftuar tifozët për rregullat që duhet të ndjekin për ndeshjes Kroaci-Kosovë, e cila do të vazhdoj nga ora 14:30.

Mbrëmë (e shtunë) u ndërpre në minutën e 21 ndeshja në mes të Kosovës dhe Kroacisë në stadiumin Maksimir të Zagrebit shkaku i kushteve të rënduara të fushës, që erdhi si shkak i reshjeve të dendura të shiut.

Megjithatë, paradite erdhi njoftimi se ndeshja do të vazhdoj sot (e diel) me fillim nga ora 14:30, teksa edhe federata kroate njoftimi tifozët se kush lejohet të shikoj ndeshjen, dhe nga cila tribunë duhet ta bëjë.

“Në stadium mund të hyjnë vetëm tifozët që kanë blerë bileta dje, ndërsa me ato të sotme të tregut të zi nuk do të lejohen të hyjnë brenda”, thuhet fillimisht në njoftimin e federatës kroate.

“Për shkak të arsyeve të sigurisë organizative, tifozët që kanë blerë bileta për tribunën e Veriut do të mund të hyjnë në atë lindore dhe tifozët që janë lart në perëndim duhet të zbresin në rreshtat e parë”.

“Pjesa veriore dhe perëndimore lartë do të jetë e mbyllur”, përfundon njoftimi i kroatëve. /Telegrafi/

Exit mobile version