Site icon Telegrafi

Federata Kinologjike e Kosovës bëhet anëtare e Federatës Ndërkombëtare Kinologjike

Kontrata, e nënshkruar për afat kohor prej 4 viteve, përshkruan përgjegjesitë e dy palëve si dhe përcakton Federatën Kosovare të Kinologjisë si të vetmin institucion të autorizuar për të certifikuar racën eksportuese për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, certifikim ky i bazuar në rregulla dhe procedura të përcaktuara nga Federata Ndërkombëtare e Kinologjisë.

Vlerësojmë se nënshkrimi i kësaj kontrate është i rëndësisë së veçantë për Republikën e Kosovës dhe për Federatën e Kinologjisë së Kosovës me qëllim të avancimit të kinologjisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Marrëveshja e anëtarësimit luan një rrol të veçantë në ndërkombëtarizimin dhe standardizimin e kinologjisë Kosovare.

Federata Kinologjike e Kosovës është organizatë joqeveritare e përbërë nga shoqatat dhe klubet e shpërndara në gjithë terriotirn e Republikës së Kosovës. Federata bën evidentimin e të gjithë qenve racorë, rexhistrimin dhe mirëmbajtjen e librit amzë të qenve racor, merret me aftësimin e përgatitjen e kuadrit kinologjik, respektivisht certifikimin e gjyqtarëve kinolog.

Afirmimi i kinologjisë në territorin e Republikës së Kosovës, shtimi i numrit të qenëmbajtësve, stimulimi dhe kultivimi i mirëfilltë i racave të pastërta të qenve, kontrollimi i mbarështimit dhe mirëqenia e qenve në Republikën e Kosovës është e një rëndësie të veçantë, duke pasur parasysh faktin që qentë edhe racat autktone Kosovare vlerësohen të jenë pasuri e jona kombëtare. Andaj edhe aktivitetet e Federatës Kinologjike të Kosovës janë të një rëndësie të veçantë përmes koordinimit të aktiviteteve të fushës së kinologjisë në Republikën e Kosovës dhe përmes përfaqësimit të aktiviteteve në sferën ndërkombëtare.

Të gjitha shtetet e Evropës i kanë Federatat e tyre të anëtarësuara në Federatën Kinologjike ndërkombëtare ndërsa Kosova është vendi i 89 anëtarë i kësaj Federate. /Telegrafi/ 

Exit mobile version