Telegrafi

Federata Holandeze e Futbollit zbulon afatin e UEFA-s: Kampionatet duhet të mbyllen deri më datën 3 gusht

Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) ka njoftuar këtë të mërkurë se UEFA ka urdhëruar që të gjitha kampionatet vendase duhet të mbyllen brenda 3 gushtit.

Më këtë lajm Eredivisie mund të përfundohet sipas orarit dhe këtë e ka konfirmuar KNVB.

“KVNB-ja synon të rifillojë sezonin e Eredivisie në mes të qershorit”.

“UEFA ka vendosur që të gjitha kampionatet vendase duhet të mbyllen në datë 3 gusht dhe jo në 30 qershor. Kjo do të thotë se sezoni i Eredivisie mund të mbyllet!” shkruan KVNB-ja në Twitter.

Eredivisie ka edhe nëntë xhiro për tu mbyllur ku Ajax dhe Az Alkmaar po luftojnë për titull me pikë të barabarta, nga 56 pikë. /Telegrafi/