Mesut Ozili ua ka borxh tifozëve gjermanë një shpjegim lidhur me takimin e tij me Recep Tayyip Erdoganin para Kampionatit Botëror – ka thënë kreu i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel.
Mesfushori i Arsenalit së bashku me Ilkay Gundogan ishin fotografuar me presidentin e Turqisë vetëm një ditë para se Joachim Low ta zyrtarizonte skuadrën për ‘Rusia 2018’, ndërsa tifozët gjermanë ishin shprehur të pakënaqur për këtë gjë.
German chancellor Angela Merkel has said Ilkay Gundogan and Mesut Ozil "belong to this national team" as the row over a photograph of them with Turkish president Recep Tayyip Erdogan continues:https://t.co/jqj4dW2viW #KweseESPN pic.twitter.com/ODI8yu1jBS
— Kwesé Sports (@kwesesports) June 11, 2018
Të dy lojtarët kanë origjinë turke, ndërsa mesfushori i Manchester Cityt, Gundogan, kishte sqaruar se takimi nuk ka pasur kurrfarë qëllimi politik.
Ndërkaq, Ozili akoma nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me takimin që ka pasur me Erdoganin, teksa menaxheri gjeneral i skuadrës gjermane, Oliver Bierhoff, ka thënë se mesfushori është dashur të përjashtohej nga ekipi i Gjermanisë pas takimit me presidentin turk.
Ndërsa tash Federata Gjermane e Futbollit ka kërkuar nga Ozili që të deklarohet në lidhje me këtë çështje.
Arsenal's Mesut Ozil and Manchester City's Ilker Gundogan are under fire after posing with Turkish President Erdogan pic.twitter.com/dQMh2VdeKz
— TRT World (@trtworld) May 19, 2018
“Është e vërtetë se Mesuti nuk ka komentuar akoma, gjë që i ka zhgënjyer shumë tifozë, sepse ata kanë pyetur dhe presin një përgjigje, dhe kanë të drejtë për atë përgjigje”.
“Prandaj është shumë e qartë se Mesuti, pasi të kthehet nga pushimet, duhet të bëjë një deklaratë publike”, është shprehur presidenti i DFB, Reinhard Grindel, për Kicker. /Telegrafi/