Site icon Telegrafi

Federata Evropiane e Xhudos shpërblen kampionet e tona olimpike

(Foto: Facebook/KOK/EJU)

Federata Evropiane e Xhudos ka mbajtur gala mbrëmjen e tyre, aty ku ka dekoruar shumë xhudistë nga e mbarë e Evropa.

E si mund të mungonin kampionet e tona, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kishin një suksese të madh në këtë vit.

Dy xhudistët tona morën medalje të arta në Lojërat Olimpike të Tokios, e që tani janë në fazën për të përmbyllur një vit të suksesshëm.

Gala mbrëmja e madhe u mbajt në Turqi, aty ku Krasniqi e Gjakova u dekoruan nga Federata Evropiane e Xhudos.

Distria ishte kampione olimpike në kategorinë nën 47 kilogramë, ndërsa Nora në atë nën 57 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version