Federata e Triatlonit e Kosovës është bërë anëtare edhe e Federatës Evropiane të Triatlonit.
Anëtarësimi në Federatën Evropiane vjen pas anëtarësimit në Federatën Botërore të Triatlonit.
Federata e Triathlonit e Kosovës sot (e enjte) më datë 11.08.2022 në asamblenë e Federatës Evropiane të Triathlonit u pranua me të drejta të plota.
Në këtë asamble morën pjesë kryetari Vedat Tërmkolli dhe sekretari gjeneral Gazmend Maxhuni.