Fjalimi dha efektin e vet, mirëpo jo edhe synimin final të delegacionit kosovar. Nga 70 vota të anëtarëve të bordit të ‘Tennis Europe, 33 shkuan pro pranimit të kufizuar të federatës kosovare në ‘Tennis Europe’. 15 anëtarë abstenuan, teksa 22 u shprehën kundër. Duke ditur se vetëm me 2/3 e votave mund të pranohej kërkesa kosovare, ishin tri vota ato që vendosën fatin e FTK-së.
Përkundër kësaj, rezultati i votimit tregon qartë vetëdijësimin e anëtarëve të bordit të ‘Tennis Europe’ rreth çështjes kosovare. Ndryshe, vetëm kohë më parë tenistëve kosovarë iu lejua pjesëmarrja në garat ndërkombëtare të tenisit, por ata nuk lejohen ta përfaqësojnë shtetin e tyre, por duhet të luajnë për flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF). /Tribuna/Telegrafi/