Site icon Telegrafi

Federata e Spanjës shtyn ndeshjen hapëse të sezonit në La Liga

Ndeshja hapëse e të premtes për sezonin 2020/21 në La Liga Santander është kthyer përsëri në ditën e shtunë, edhe pse ishte paraparë të fillonte të premten.

Granada pritej ta hapte sezonin si nikoqir i Athletic Bilbaos në Estadio Nuevo Los Carmenes me fillim nga ora 18:30 të premten.

Megjithatë, tani ky takim do të zhvillohet nga ora 20:45 në ditën e shtunë.

Kjo shtyrje vjen për shkak të një mosmarrëveshje midis Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe La Liga rreth caktimit të ndeshjeve të ligës gjatë ditëve të javës.

Komiteti i Konkurrencës ka dalë në krah të RFEF, duke deklaruar se asnjë lojë e ligës nuk lejohet të mbahet të premten ose të hënën.

Kjo gjithashtu do të thotë që loja e Alaves me Real Betis, që do të luhej të hënën në mbrëmje, tani do të zhvillohet nga ora 14:00 të së dielës pasdite.

Sezoni La Liga do të fillojë gjithashtu të shtunën, pasi fillimisht ishte planifikuar të hapet të premten mbrëma, gjithashtu. /Telegrafi/

Exit mobile version