Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës edhe një herë ka shprehur pakënaqësinë e saj karshi vendimit të Qeverisë në lidhje me shtesat në pagë për të punësuarit në sektorin publik.
FSShK ka parashtruar një varg kërkesash për Qeverinë e Kosovës, ndër to rritja e shtesave, miratimin e Ligjit mbi pagat.
1. Shtesat mbi pagë të rishqyrtohen dhe të mirret vendim për rritjen e shtesave të cilat duhet të paguhen në mënyrë retroaktive nga muaji Qershor 2021 deri në përfundimin e Pandemisë, jo më e ulët se 300 euro në të kundërtën pason Padia për shkelje të Ligjit nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës;
2. Urgjentisht të procedohet Ligji mbi pagat(ju rikujtojmë se në Planin Legjislativ për vitin 2021 është paraparë të aprovohet në Qeveri me datë 29.10.2021) dhe të ftohen përfaqësuesit e punëtorëve shëndetësor;
3. Ligji i Pagave të aprovohet brenda këtij viti dhe të fillojë së implementuari nga muaji Janar i vitit 2022;
4. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pret përgjigje deri me datë 13.09.2021 nga Kryeministri duke respektuar situatën me Pandeminë COVID-19;
5. Nëse Kryeministri nuk reflekton FSSHK do të ftojë të gjitha organizatat simotra që të na bashkëngjiten në manifestimin tonë sindikal.
6. Duke i shprehur ngushëllime të gjitha familjarëve të viktimave nga COVID-19 dhe të gjithë infektuarve shërim të shpejtë si pasojë e keqmenaxhimit, i lutemi popullatës që të vaksinohen dhe të na mirëkuptojnë sepse edhe ne jemi njerëz e kemi familje.
Nëse këto kërkesa nuk gjejnë përgjigje deri më 13 shtator, FSShK thotë se do të marrë veprime sindikale./Telegrafi.