Në shënim të përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Kosovës Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës organizoi garën “Kupa e Pavarësisë 13”.
Pjesë e garës ishin edhe garues nga Federata Shqiptare e Qitjes.
Gara u mbajt në poligonin e shenjëtarisë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Urata Rama doli e para në pushkë standarte 10 metra për femra, ndërsa Drilon Ibrahimi ishte i pari në disiplinën e njëjtë, por në konkurrencën e meshkujve.
Në pistoletë standarde 10 metra për femra, vendin e parë e zuri Aida Mustafa, ndërsa Arben Cerina në konkurrencën e meshkujve.
Rezultatet
Pushkë standarte – Femra Seniore 10m.
Vendi i parë: Urata Rama Gagica me 600.5 rrathë,
Vendi i dytë: Kristina Anxhara me 589.7 rrathë,
Vendi i tretë: Lumri Pepa me 567.3 rrathe.
Pushkë standarte – Meshkujt Senior 10m.
Vendi i parë: Drilon Ibrahimi me 595.3 rrathë,
Vendi i dytë: Fehmi Telaku me 566.3 rrathë,
Vendi i tretë: Gëzim Hazrolli me 565.1 rrathë.
Pistoletë standarte – Femra Senior 10m.
Vendi i parë: Aida Mustafa me 551 rrathë,
Vendi i dytë: Lumturie Rama me 537 rrathë,
Vendi i tretë: Edlira Shyti me 530 rrathë.
Pistoletë standarte – Meshkuj Senior 10m.
Vendi i parë: Arben Cerina me 566 rrathë,
Vendi i dytë: Agim Ramo me 558 rrathë,
Vendi i tretë: Nexhat Sahiti me 554 rrathë