Më e mira ndër shpresa ishte Flaka Pruthi nga klubi i notit ,,Scan Color”.
Në kategorinë e fatoseve e para doli Melisa Zhdrella notuese e klubit të notit ,,Scan Color”.
Në konkurrencën e meshkujëve më i dalluari në kategorinë e shpresave ishte Ardit Devaja nga klubi i notit ,,Prishtina”.
Epiteti i më të mirit në kategorinë e pionerëve i takoi Albrim Shurdhaj nga klubi i notit ,,BESA”.
Notarja e vitit 2011 mdër senioret ishte Rita Zeqiri nga klubi i notit ”STEP” Prishtinë, ndërsa ndër seniorët më i miri i vitit 2011 ishte Lum Zhavelli nga klubi i notit ”STEP” Prishtinë.
Gjyqatari më i miri i këtij viti u shpall Besim Gashi.
Punëtori sportiv më i dalluar për këtë vit ishte Hasim Rushiti.
Klubi më i sukseshem i vitit 2011 u shpall klubi i notit ,,STEP” Prishtina.
Epiteti i trajnerit te vitit i takon Astrit Halitit. /Telegrafi/