Telegrafi

Federata e Minigolfit e Kosovës merr pjesë në Lytomisl Open

Foto: Federata e Minigolfit e Kosovës/Facebook

Federata e Minigolfit e Kosovës ka konfirmuar se kanë marrë pjesë në garën e parë zyrtare për vitin 2020.

Në bazë të gjitha rregullave të përcaktuara për kujdes nga COVID-19, kjo federatë ka marrë pjesë në lojërat Lytomisl Open të zhvilluara në Republikën e Çekisë.

“Federata e Minigolfit e Kosovës ka shënuar aktivitetin e parë zyrtar për vitin 2020 duke u paraqitur zyrtarisht në garën e Lytomisl Open 2020 në Republikën e Çekisë me dyshen e lojtarëve unik Leo Keka dhe Agim Keka të cilët njëherazi janë Babë e bir”.

Federata e Minigolfit e Kosovës ka shënuar aktivitetin e parë zyrtar për vitin 2020 duke u paraqitur zyrtarisht në garën…

Publiée par Kosovo Minigolf Federation sur Dimanche 9 août 2020

“Lojtarët tanë kanë pasur paraqitje të mirë, sidomos duke pasur parasysh rrethanat e pandemisë”.

“Federata e Minigolfit synon t’i arrij së paku 15 aktivitete edhe për vitin 2020 duke filluar së shpejti me garat kombëtare por edhe duke marrë pjesë në garat e ardhshme në Çeki, si dhe në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin Federatës. /Telegrafi/