Site icon Telegrafi

Federata e Kosovës në MMA pranohet në Federatën Ndërkombëtare IMMAF

Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës është pranuar gjatë të mërkurës në Federatën Ndërkombëtare të njohur si IMMAF.

MMA ka filluar tash e disa vite të zhvillohet në Kosovë, por federata organizonte vetëm turne të ndryshëm miqësor.

Megjithatë, kësaj tani i ka ardhur fundi dhe Kosova do të përfaqësohet njësoj si çdo shtet në MMA.

Është vet Federata e Kosovës në MMA që ka njoftuar pranimin e tyre në IMMAF dhe këtë njoftim e kanë bërë me anë të faqes zyrtare në Facebook.

“Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës sot është pranuar nga Federata Ndërkombëtare IMMAF”.

“Urime Kosovë. Na priftë e mbara”, shkruan në njoftimin e FMMAK. /Telegrafi/

Exit mobile version