Federata e Futbollit të Italisë ka kontaktuar përfaqësuesit e sulmuesit të Arsenalit, Gabriel Martinelli që ta refuzojë Brazilin dhe t’i bashkohet kombëtares së tyre.
Sulmuesi brazilian ka lindur në qytetin e Sao Paolos, Guarulhos, dhe italianët kanë kontaktuar babin e tij që lojtari ta merr pasaportën e Italisë.
Tite e kishte ftuar 18-vjeçarin që të jetë pjesë e skuadrës së tij për Kupën e Amerikës që e fituan në këtë verë, por më pas vendosi që të mbështetje te lojtarët më me përvojë, duke e lënë jashtë atë.
FIGC e ka siguruar Martinellin se do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Italisë dhe se do të ketë minuta të mjaftueshëm që ta tregojë vetën në skuadrën që udhëhiqet aktualisht nga Roberto Mancini.
Nëse sulmuesi i talentuar e pranon ofertën e Azzurëve, atëherë do të bëhet braziliani i tretë që luanë për Italisë, pas Jorginhos dhe Emerson Palmierit të Chelseat.
Martinelli ka arritur ta befasojë Unai Emeryn me kualitetet e tij, andaj është bërë pjesë e skuadrës së parë të Gunners. /Telegrafi/