Telegrafi

Federata e Italisë bën kërkesë zyrtare në UEFA që Euro 2020 të shtyhet

Foto: Gabriele Gravina/Getty Images

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina ka zbuluar se ata kanë bërë një kërkesë në UEFA që Kampionati Evropian të shtyhet.

I pari i futbollit italian ka thënë se në takimin e të martës në javën e ardhshme do të diskutojnë nëse ky sezon të vazhdohet nga muaji prill, apo të ndërprehet.

“Ne do të propozojmë që Euro 2020 të shtyhet, në mënyrë që ta përfundojmë Serie A-n në fund të muajit qershor”, ka thënë ai në një intervistë për Mediaset.

Lexo po ashtu Coronavirus: UEFA mendon mbajtjen e Euro 2020 në muajin dhjetor

“Do të tentojmë që të mbyllim këtë kampanjë, pasi është më korrekte dhe më korrekte që të shpërblehet mundi për gjatë një vitit”, ka shtuar më tej Gravina.

Italia tashmë ka suspenduar të gjitha evenimentet sportive dhe është e mbyllur në karantinë, derisa disa lojtarët tashmë kanë rezultuar pozitiv në testet për coronavirus. /Telegrafi/