“Gjimnastika është një ndër sportet e popullarizuara dhe që ndërlidhet edhe me sporte të tjera”, citohet Krasniqi në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga MKRS.
Ndërkohë, ministri Krasniqi ka premtuar se do të mbështesë aktivitetet e kësaj federate, duke synuar që të ketë sa më shumë të rinj që merren me sport.
Nga ana tjetër, kryetari Besim ka njoftuar ministrin me planet që kanë për këtë vit dhe vitet e tjera.
Gjatë ditës, ministri Krasniqi ka takuar edhe drejtuesit e Federatës së Sportit Shkollor, të cilët i ka përgëzuar ata për angazhimin që kanë pasur në masivizimin e sportit në Kosovë dhe promovimin e talenteve përmes garave në shkolla. Krasniqi ka thënë se sporti shkollor është prioritet i MKRS-së që nga viti 2011 dhe do të mbetet edhe në të ardhmen.
Kryetari i Federatës së Sportit Shkollor, Enver Hajredini ka thënë se vënia në prioritet të sportit shkollor ka ndikuar që edhe komunat dhe shkollat t’i kushtojnë më shumë rëndësi sportit. Ai njoftoi se garat çdo vit po masivizon dhe edhe cilësia e tyre po rritet. /Koha/Telegrafi/