Federata e Futbollit të Turqisë ka publikuar një mesazh urimi për Kosovën e cila u pranua si anëtare me të drejta të plotë në UEFA.
Në mesazhin e publikuar në faqen e internetit të Federatës Futbollit të Turqisë thuhet:
“Urojmë vendin mik Kosovën e cila u pranua si anëtarja e 55-të e UEFA-s në votimin e kryer në kongresin e mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest”.
“Për anëtarin e ri të familjes së futbollit të Europës shprehim lumturinë tonë që ndiejmë kryesisht për kryetarin e Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe për gjithë popullit të Kosovës”, raporton Anadolu Agency.
Ndërkohë, 54 delegatët e Kongresit të 40-të të UEFA-së, sot në Budapest kanë votuar me 28 vota pro, 24 kundër dhe 2 abstenime, për pranimin e Kosovës në UEFA.