Telegrafi

Federata e Futbollit të Lituanisë reagon pas humbjes së thellë nga Kosova

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Lituanisë ka reaguar pas humbjes së thellë të ekipit të tyre kombëtar nga Kosova.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Golat në këtë përballje për Dardanët u shënuan nga Arbër Zeneli (27’, 71’), Vedat Muriqi (63’) dhe Besar Halimi (79’).

Lexo po ashtu Kosova fiton me spektakël ndaj Lituanisë

Humbja nga Kosova ka dhimbtë shumë tek lituanët, të cilët e kanë shprehur me anë të rrjeteve sociale.

“Një humbje e dhimbshme në Kosovë”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Lituanisë në Instagram.

Ndryshe, Kosova më 28 mars e pret Suedinë në Prishtinë, kurse më 31 mars takohet me Spanjën në Sevilla në kuadër të kualifikueseve për “Katar 2022”. /Telegrafi/