Telegrafi

Federata e Danimarkës konfirmon se Eriksen pranon vendosjen e një defibrilator kardioverter në zemër

Kombëtarja e Danimarkës ka dhënë një përditësim të rëndësishëm mbi shëndetin e yllit Christian Eriksen, pasi mesfushori i Interit pësoi arrest kardiak të shtunën në ndeshjen ndaj Finlandës, duke thënë se atij do t’i vendoset një ICD (defibrilator kardioverter).

Eriksen ra pa ndjenja në mes të lojës në humbjen 1-0 ndaj Finlandës dhe u transferua në spital pasi kishte marrë CPR (reanimacion kardiopulmonar) në fushë.

Mjeku nga Danimarka, Morten Boesen konfirmoi se 29-vjeçari kishte ‘pësuar arrest kardiak’, dhe DBU (Federata Daneze e Futbollit) ka dhënë një përditësim të ri për situatën e Eriksenit.

Lexo po ashtu Eriksenit do t’i vendoset pajisja që shpëton jetë – çfarë është ICD-ja, funksioni, kush ka nevojë për të dhe jeta me këtë aparat

Sipas tyre, Eriksen do t’i vendoset një defibrilator kardioverter i implantueshëm në zemër, pas arrestit kardiak që e pësoi në fushë.

“Pasi Christian ka kaluar nëpër ekzaminime të ndryshme të zemrës, është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (defibrilator kardioverter)”.

“Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak për shkak të çrregullimeve të ritmit”.

“Christian ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar për më tepër nga specialistë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, të cilët të gjithë rekomandojnë të njëjtin trajtim”.

“Ne i inkurajojmë të gjithë që t’i japin Christianit dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër”, thuhet në deklaratën e Federatës Daneze.

Lexo po ashtu Është konfirmuar se Eriksen përjetoi arrest kardiak – definicioni, simptomat dhe shkaktarët

Shpjegim rreth ICD (defibrilator kardioverter)

Defibrilator kardioverter i implantueshëm (ICD) është një pajisje e vogël që mund të vendosë në gjoksin tuaj për të ndihmuar në rregullimin e ritmin të parregullt të zemrës, ose një aritmie.

ICD përmban një bateri dhe një kompjuter të vogël që monitoron rrahjet e zemrës suaj.

/Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >