Federata e Boksit Profesionist bënë një marrëveshje bashkëpunimi me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SH.S.K.U.K –së).
Federata e boksit Profesionist e Kosovës i përfaqësuar nga Drejtori Gjeneral, Nexhmedin Zeka dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SH.S.K.U.K-së), Dr.Curr Gjocaj, kanë vendosur qe te krijojnë bazë te përshtatshme për bashkëpunim dhe gatishmërinë e tyre për kontributin në zhvillimin e sportit te boksit Profesionist duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi e nënshkruar sot nga te dyja palët parasheh mundësinë që boksierët profesionist Kosovar dhe të gjithë boksierët e vendeve të ndryshme që do të marrin licencë nga FBoxProfK-së, të kenë procedura lehtësimi dhe përshpejtimi për kontroll mjekësore sistematike, sipas rregulloreve te Federatës FBoxProfK-së, të bazuara në rregulloret e Federatës Evropianë të Boksit Profesionist EBU-së.
Me ketë marrëveshje bashkëpunimi boksierëve profesionist Kosovar ju mundësohet një kontrollim mjekësorë efikas në të gjitha qendrat spitalore të Kosovës dhe ju jepet një përkrahje shumë e madhe nga SH.S.K.U.K-së dhe motivim për suksese në ketë sport.
Drejtori Gjeneral i FBoxProfK, Nexhmedin Zeka ja dorëzoj një dhuratë Speciale Drejtorit të Përgjithshëm te Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SH.S.K.U.K-së) Dr.Curr Gjocaj një palë dorëza të boksit profesionist si shenjë respekti dhe falënderimi për një përkrahje kaq të madhe që po ju ofron sportit dhe në veçanti boksit profesionist.