Federata e Badmintonit të Kosovës (FBK) ka kryer me sukses procesin e ndërkombëtarizimit.
Pas vetëm disa muajsh themelimi, kjo federatë është pranuar me të drejta të plota në Federatën Botërore të Badmintonit (WBF). Kështu, FBK u bë anëtarja e 192-të e WBF-së.
Vendimi u mor në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Botërore të Badmintonit, të mbajtur në Nanjing të Kinës.
“Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon komunitetin e badmintonit, sportistët e së cilës tani e tutje mund ta sfidojnë vetën edhe në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.