Site icon Telegrafi

Federata dhe klubet në vlugun e përgatitjeve

Për momentin në vazhdë është afati kalimtar veror për futbollistë e që këtë herë e do të zgjasë deri me 20 gusht.

Gjatë këtij muaji Federata e Futbollit të Kosovës organizon seminar. Seminrai për gjyqtarë të Superligës me teste teorike dhe praktike është planifikuar të organizohet më 13 gusht, për ligën e parë më 14 gusht, ndërsa për ligën e dytë dhe juniorët me 20 gusht.

Testimi për kontrollor do të bëhet më 18 gusht. Nga ana tjetër edhe klubet brenda mundësive po e kryejnë pjesën e tyre të punës me qëllim që të jenë sa më të përgatitura për sfidat e reja.

Më 20 gusht do të fillojë edicioni i ri në rang të Republikës në futbollin tonë, ndërsa më 26 gusht Federata e Futbollit të Kosovës do të organizojë edhe Kuvendin e punës. /Telegrafi/

Exit mobile version