Site icon Telegrafi

Federata Çeke publikon detaje rreth blerjes dhe procedurave të biletave për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës - Çekia (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Federata e Futbollit e Çekisë ka publikuar procedurat e blerjes së biletave para ndeshjes ndaj Përfaqësueses së Kosovës, që luhet më 14 nëntor në qytetin e Plzenit.

Kosova do të takohet me Çekinë në ‘finalen’ e parakohshme për dy përfaqësueset, pasi vlen për kualifikim në Euro 2020.

Federata Çeke e Futbollit ka publikuar detajet rreth biletave për mysafirët dhe blerjen e tyre.

Lexo po ashtu Kjo është situata aktuale në grupin e Kosovës

Sipas tyre, vetëm 627 bileta do t’iu takojnë tifozëve Dardanë, ndërsa blerja e biletave do të fillojë nga data 17 tetor.

“Të gjithë të interesuarit, këto bileta mund ti sigurojnë nëpërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës”.

“Janë 627 bileta që do t’iu takojnë në cilësinë e tifozëve mysafirë”, thuhet në njoftimin e Federatës Çeke.

Ndryshe, Kosova ka një pikë më pak se Çekia në Grupin A dhe fitorja e mundshme në këtë ndeshje do të rriste ndjeshëm gjasat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version