Federata Angleze e Futbollit [EFL] kanë ndjekur homologët e tyre të Ligës Premier duke votuar për të mbyllur afatin kalimtar të transferimeve pas ndeshjes së parë të sezonit të ardhshëm.
Organi qeverisës konfirmoi lajmin sot (e enjte) se anëtarët e saj kishin votuar për propozimet pas mbajtjes së konsultimeve që nga viti i kaluar.
Afati kalimtar tani do të mbyllet për transferimet e përhershme të enjten më 9 gusht 2018 në orën 17:00.
Sidoqoftë, marrëveshjet e huazimeve do të vazhdojnë deri në afatin evropian të 31 gushtit.
Shefi ekzekutiv i EFL, Shaun Harvey ka thënë: “Pas diskutimit të opsioneve përgjatë muajve të fundit, jam i kënaqur që çështja është përcaktuar nga klubet përpara fillimit të sezonit të ardhshëm”.
“Kjo qasje e re do t’u japë klubeve dhe menaxherëve stabilitetin që dëshirojnë më herët gjatë sezonit, duke ofruar gjithashtu fleksibilitet për të shtuar në skuadrat e tyre pas afatit tradicional deri në fund të muajit nëse kërkohet”.
EFL nuk ishin të detyruar të bënin ndryshimet dhe ata theksuan se bordi i tyre kishte miratuar një qëndrim neutral në lidhje me këtë çështje.
Përveç marrëveshjes së re, klubet EFL do të jenë në gjendje të:
Nënshkruajnë lojtarët me huazim deri më 31 gusht 2018.
Nënshkruajnë lojtarët me huazim deri më 31 gusht 2018 me mundësi për të bërë transferim të përhershëm kur hapet afati tjetër kalimtar.
Regjistrojnë lojtarët që janë të pa klub deri më 31 gusht 2018.
Transferojnë lojtarët e lirë në çdo ligë, afati kalimtar i të cilit është ende e hapur.
/Telegrafi/