Site icon Telegrafi

FDK vazhdon thirrjet për transferimin e luanit që po mbahet i mbyllur në Gjilan që prej një viti

Janë bërë një vit prej se luani i quajtur Gjon është duke u mbajtur në kafaz në resorin “Maja e Zezë” në Gjilan.

Organet kompetente krijuan një grup punues për të marrë vesh se si kafsha e quajtur Gjoni arriti në Stançiq, ku tash e disa muaj po mbahet në kafaz.

Rreth kësaj kanë reaguar nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në vend, ku sipas tyre luani po vazhdon të qëndrojë i mbyllur si peng i mosangazhimit të institucioneve.

Nëpërmjet reagimit nga Fondacioni bëjnë thirrje që organet kompetente të kryejnë detyrat e tyre.

“Organizata FOUR PAWS International ka ofruar strehim për luanin në një nga qendrat e saj të shpëtimit, mirëpo deri më tani Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nuk po i kryen detyrat e veta për të mundësuar transferimin e luanit, përkundër faktit që kemi tentuar disa herë të kontaktojmë direkt edhe Ministrin, z. Blerim Kuçi”, thuhet në thirrje.

Kujtojmë se muaj më parë për lirimin e këtij luani në Gjilan, shteti ishte mobilizuar por edhe nuk është arritur kjo.

Exit mobile version