Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët ku do të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve të lidhura me konfliktin në Kosovë.
Ky është raporti i tetë vjetor i publikuar me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Civil Right Defenders.
FDH Kosovë vazhdon të mbetet organizata e vetme që monitoron në mënyrë sistematike gjykimet e këtij profili.
Meqenëse viti 2019 shënjon 20 vjetorin e luftës në Kosovë, me këtë rast FDH Kosovë po sot vazhdon edhe ciklin e ligjëratave publike në Qendrën e Dokumentimit në nder të viktimave dhe të përkujtimit të ngjarjeve të luftës në ditën e 20 vjetorit të tyre.
Prandaj FDH sot mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Belegut” që do të mbahet në Qendrën e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani.
Me datë 29 mars 1999 në fshatin e Belegut, policia dhe ushtria serbe i mblodhën banorët e fshatit në një vend dhe i keqtrajtuan. Aty mbetën të vrarë 5 persona ndërsa për fatin e 22 personave të tjerë as sot nuk dihet asgjë.
Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen janë të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe të gjeturave nga Tribunali i Hagës.