Site icon Telegrafi

FDA: IQOS një sistem për ngrohjen e duhanit me risk të modifikuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e Sh.B.A. (FDA) ka vendosur që IQOS, një produkt i kompanisë së duhanit, Philip Morris International, që ngroh por nuk djeg duhanin, mund të klasifikohet si një “produkt me rrezik të modifikuar të duhanit” (MRTP) dhe që informimi i konsumatorëve për ekspozimin zvogëluar ndaj substancave të dëmshme kur përdoret kjo pajisje, është në përputhje me promovimin e shëndetit publik.

Sistemi i ngrohjes së duhanit IQOS është produkti i parë dhe i vetëm elektronik, që përdor nikotinë dhe të cilin FDA e ka klasifikuar në kategorinë e “produkteve me rrezik të modifikuar”, duke shpjeguar vendimin e tij me përfundimet e mëposhtme:

• IQOS ngroh por nuk djeg duhanin;
• Përdorimi i kësaj pajisj e ul ndjeshëm prodhimin e kimikateve të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme;
• Hulumtimi shkencor konfirmon që një kalim i plotë nga cigare klasike në IQOS, zvogëlon ekspozimin e trupit ndaj substancave të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme.

“Ky vendim i FDA përfaqëson një moment historik në fushën e shëndetit publik, në pjesën e parandalimit të sëmundjeve të shkaktuara nga pirja e duhanit. Kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në konsensusin shkencor në rritje, që IQOS është një zgjedhje më e mire se sa të vazhdosh të pish duhan”, tha Menaxheri i Përgjithshëm i Philip Morris për Shqipërinë, duke shtuar se “sistemi i ngrohjes së duhanit, IQOS, është thelbësisht i ndryshëm nga korniza rregullatore e cigareve tradicionale, siç njihet dhe nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA në këtë vendim.

Bashkëpunimi midis qeverive dhe organizatave që kujdesen për shëndetin publik, siç u demonstrua me këtë rast në Shtetet e Bashkuara, do të përshpejtonte kalimin e duhanpirësve të rritur në produkte, që janë një zgjedhje më e mirë për shëndetin e tyre. E vetmja mundësi për të mos rrezikuar, mbetetqë asnjëherë të mos filloni ose të lini plotësisht të gjitha produktet e nikotinës. Por për ata që nuk i lënë, më e mira që mund të bëjnë është të kalojnë plotësisht në produktet e kontrolluara, me baza shkencore, pa tym.

Që nga 31 marsi 2020, 10.6 milionë duhanpirës në të gjithë botën, kanë hequr dorë plotësisht nga cigaret dhe janë transferuar në IQOS. Risitë si kjo pajisje, mund të përshpejtojnë në mënyrë dramatike uljen e numrit të duhanpirësve”, tha Menaxheri i Përgjithshëm i Philip Morris për Shqipërinë

Vendimi për dhënien e lejes Philip Morris pas aplikimit MRTP për të klasifikuar sistemin IQOS si një produkt për duhanin me rrezik të modifikuar, pas një analize gjithëpërfshirëse të dokumentacionit të gjerë shkencor, që kompania i paraqiti në dhjetor 2016. Ky vendim u parapri me miratimin e FDA nga prilli 2019, i cili mundësoi komercializimin e IQOS në tregun amerikan.

Artikull i sponaoruar

Exit mobile version