FC Prishtina të hënën e lëshoi uebfaqen zyrtare të vetë. Në fakt, klubi më i madh i Kosovës tash e disa vite e ka mirëmbajtur uebfaqen e vetë, por të hënën e lanësoi me një dizajn të ri dhe shumë modern.
Fillimisht vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa shumë shpejt pritet të jetën i qasshëm edhe për opinionin ndërkombëtar, në gjuhën angleze.
Administratori Avni Durmishi ka njoftuar se gjithçka rreth saj do të mund të gjendet në “prishtinafc.com”.
Kontaktet zyrtare me klubin, informata për anëtarët e kryesisë, për skuadrën kryesore dhe për të gjitha ekipet tjera të reja do t’i gjeni në uebfaqen e bukur të bardhekaltërve.
Çdo lajm zyrtar do postohet me kohë reale. Informata nga seanca stërvitore, raporte të ndeshjeve, të ilustruara edhe me fotografi, do ra freskojnë thuajse çdo ditë ballinën e uebfaqes zyrtare të klubit kryeqytetas, i cili në këtë mënyrë bëhet shumë më i afërt edhe me tifozët e shumtë të tij në diasporë.
Njëherësh, ky uebsite bëhet më i bukuri për nga dizajni. Ueb faqe kanë edhe disa klube të tjera kosovare. Shumica prej tyre nuk funksionojnë, ndërsa klubet preferojnë t’i mirëmbajnë më shumë faqet e tyre në rrjetet sociale. Përpos Prishtinës, edhe Liria, Istogu e Hajvalia njihen për mirëmbajtje të uebfaqeje të tyre.