Lojtarët së bashku me stafin kanë aplikuar sot (e premte) për viza dhe janë pritur shumë mirë nga Ambasada Norvegjeze, e cila i ka uruar fat djelmoshave nga Peja.
Ky turne do të mbahet si pjesë e festimeve të pesë vjetorit të Fortuna Oslos dhe FC Peja Futsal janë klubi i vetëm nga Kosova.
Ky klub është formuar në vitin 2014 dhe duke parë punën dhe përkushtimin e madh, sytë janë kthyer nga sukseset jashtë vendit. Dhe, ky turne miqësorë konsiderohet një fillim i mirë. /Telegrafi/