Klubi vushtrrias i futbollit, FC Forca e kanë fituar turnirin për ditën e Pavarësisë.
Mes 45 ekipeve nga trojet shqiptare, FC Forca doli si ekipi më i mirë, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi është shprehur krenar me sukseset dhe përkushtimin e këtij ekipi.
“Si Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, jam krenar me sukseset dhe përkushtimin që FC Forca po tregon, dhe jam i bindur se emrat e këtyre djemve të rinj, do të jenë e ardhmja e sportit kosovar”, ka thënë Idrizi.
Ai ka uruar ekipin dhe stafin, derisa ka thënë se Komuna e Vushtrrisë do të jetë pranë tyre. /Telegrafi/