Ferizaj sot ka liruar pesë futbollistë nga skuadra, për t’i lënë të lirë që të transferohen në skuadra tjera.
Futbollistët e liruar janë: Zgjim Mustafa, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda, Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi.
“Nuk arritëm marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin tonë, dhe kështu i ndajmë rrugët me këta pesë futbollistë”, thuhet në komunikatë.
Klubi paralajmëron përforcime të reja në këtë afat kalimtar.
“Ne si klub i falënderojmë futbollistët për kontributin e dhënë për 6 muaj, ndërsa skuadra jonë së shpejti pritët t’i zëvendësojë me futbollistë tjerë mjaftë cilësor”, mbyllet komunikata.
Ferizaj e ka mbyllur stinorin vjeshtor në vendin e 10-të me 18 pikë. /Telegrafi/